Një ish-mjeke e skuadrës olimpike të Kinës ka zbuluar se më tepër se 10 mijë sportistë të vendit ishin të përfshirë në program të dopingut sistematik në të gjitha sportet dhe gati në çdo medalje të Kinës nëpër turnetë e mëdhenj në vitet 1980 dhe 1990 ishin përfshirë substancat për rritje të performancës, transmeton Koha Ditore.
Xue Yinxian, 79-vjeçare, që kallëzoi dhe po kërkon azil politik në Gjermani, ka thënë se sportistë të rinj, madje disa edhe 11-vjeçarë janë prezantuar para skemave të dopingut sistematik, që kanë ekzistuar në futboll, atletikë, not, volejboll, basketboll, pingpong, kërcime në ujë, gjimnastikë dhe peshëngritje. Të gjithë që kishin folur kundër sistemit tash gjenden në burg.
"Në vitet 1980 dhe 1990 sportistët kinezë në përfaqësuese përdornin doping me të madhe", ka thënë Xue për transmetuesin gjerman "ARD". "Medaljet ishin të njollosura nga dopingu, pavarësisht nëse ishte e artë, e argjendtë apo e bronztë. Duhet të ketë pasur më tepër se 10 mijë sportistë të përfshirë. Njerëzit besonin vetëm në doping dhe të gjithë që merrnin substanca të ndaluara shiheshin sikur njerëz që po mbronin shtetin. Të gjitha medaljet ndërkombëtare të fituara nga sportistët kinezë në atë kohë duhet të kthehen".
Mirëpo, nuk ka mundësi që të merren medaljet në mënyrë retrospektive, pasi limiti i lejuar për këtë, me statut, ka kaluar shumë kohë më parë....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Haiyang me kritika për testuesit e dopingut
-
Pse një superfuqi si Kina dështon në sportin më të popullarizuar në botë?
-
Në Kinë arrestohet një grua që shpifi ndaj pingpongisteve olimpike
-
Komiteti Olimpik i Koresë së Jugut i detyron sportistët të marrin pjesë në kampin e marinës
-
Kina pretendon se ka zgjidhur problemin e varësisë së të rinjve nga video-lojërat