Zyrtarët kinezë kanë anuluar dy miqësore të Argjentinës, të cilat do të duhej të zhvilloheshin në shtetin aziatik, pasi Lionel Messi nuk luajti për Inter Miamin në ndeshjen në Hong-Kong.
Kampioni i Botës duhej të luante me Nigerinë në Hangzhou dhe kundër Bregut të Fildishtë në Pekin në muajin mars.
Tifozët në Kinë u zemëruan kur kapiteni i Argjentinës nuk luajti për klubin e tij kundër Hong-Kongut të dielën.
36-vjeçari ka thënë se nuk mund të luajë për shkak të lëndimit muskulor.
“Pekini nuk planifikon, për momentin, të organizojë ndeshje në të cilën Lionel Messi mund të jetë i pranishëm”, ka thënë Federata e Futbollit e Pekinit të shtunën.