Mesfushori i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, ka reaguar për interesimin e Paris Saint-Germainit.
Mediat e huaja kanë shkruar së fundmi për interesimin e skuadrës franceze për të, por Kimmich ka theksuar se është i përqendruar për karrierë sa më të mirë me bavarezët.
“Aktualisht jam i koncentruar te Bayerni. Largimi nga skuadra nuk ka qenë fare çështje diskutimi në këtë afat kalimtar”, ka thënë futbollisti që përfaqëson Gjermaninë pas fitores 3:0 ndaj Hoffenheimit të premten mbrëma.
Kimmich ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025.
Në këtë sezon, Kimmich ka shënuar një gol dhe ka kontribuuar me gjashtë asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm