Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kimmich nuk e mendon largimin nga Bayerni

Joshua Kimmich ka bërë të ditur se është i lumtur te Bayern Munichu. Mesfushori gjerman nuk po e mendon largimin nga “bavarezët”, ndërsa ka lënë të kuptohet se do të mbetet në Munich.

“Në Bayern Munich jam shumë mirë dhe po ndihem shumë rehat. Të ardhmes nuk i dihet kurrë, por mund të them se jam i lumtur këtu”, deklaroi Kimmich.

27-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025.

Ai është pjesë e kampionit gjerman që nga viti 2015.

Artikuj të ngjashëm