Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kimmich me kontratë të re te Bayerni

Pas Leon Goretzkas, edhe Joshua Kimmich ka firmosur kontratë të re afatgjate me Bayern Munichun.

Bayerni ka njoftuar të hënën se me kontratën e re, Kimmich do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2025.

26-vjeçari është pjesë e Bayernit prej vitit 2015 dhe konsiderohet si njëri prej lojtarëve kryesor në ekip.

“Munichu është shtëpia ime e dytë. Jam pjesë e një ekipi ku mund të arrij gjithçka dhe jam shumë i lumtur që kam vazhduar bashkëpunimin”, është shprehur Kimmich.

Këtë sezon, Kimmich ka tri paraqitje për Bayernin në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm