Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kimmich e Gundogan shënojnë për epërsinë e Gjermanisë ndaj Italisë

Në Moenchengladbach po përballen dy gjigantët e futbollit evropian, Gjermania e Italia. Ndeshja i takon Grupit 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë, ndërsa rezultati është 2:0 në të mirë të Gjermanisë.

Është Joshua Kimmich që ka shënuar golin e parë për Gjermaninë. Ai realizoi në minutën e dhjetë. Gjermania ka pasur edhe disa raste, por Gianluigi Donnarumma shfaqi formë të lartë. Fare në fund, Alessandro Bastoni shkaktoi penallti me ndërhyrje ndaj Jonas Hofmann. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Ilkay Gundogan. Ai realizoi për 2:0 në minutën e 49-të.