Bayern Munichu ka njoftuar të enjten se mesfushori Joshua Kimmich nuk do të mund të kthehet në fushë deri në muajin dhjetor, pasi po rikuperohet nga dëmtimi i mushkërive që ia ka shkaktuar koronavirusi.
Kimmich, i cili nuk është i vaksinuar me asnjërën dozë, pati rezultuar pozitiv me koronavirus në muajin e shkuar.
“Jam i lumtur që izolimi im për shkak të virusit ka marrë fund. Jam mirë, por ende nuk jam në gjendje të stërvitem për shkak të dëmtimit të mushkërive. Kështu që, do t’i nënshtrohem rehabilitimit të plotë për t’u kthyer në fushë gjatë janarit”, ka thënë Kimmich. Shkaku i dëmtimit të mushkërive, Kimmich do t’i mungojë në tri ndeshje gjatë këtij viti, me Mainzin, Stuttgartin dhe Wolfsburgun.