Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kikboksieri serb provokoi para luftës, vihet në gjumë nga kundërshtari

Në ring doli me kapelë ushtarake serbe dhe me simbole pro-serbe. Por nga ringu doli vetëm me ndihmën e të tjerëve. Kikboksieri serb nga Bosnjë-Hercegovina, Çedo Pantiq, ka provokuar rëndë para duelit me Mohammad Mazlumiar, që është nga Afganistani, por që jeton në Zvicër. Ndonëse nga Bosnja, Pantiq është paraqitur me flamur të Republika Srpskas dhe doli në ring me këngë nacionaliste serbe dhe simbole pro-serbe.

Por në duelin e zhvilluar më herët këtë muaj, serbi u rrah keq nga Mazlumiar. Mbeti pa ndjenja pas një goditje të jashtëzakonshme të kundërshtarit në raundin e tretë.

Media të mëdha boshnjake kanë shkruar të shtunën për këtë duel. Në rrjetet sociale ka pasur shumë komente tallëse ndaj kikboksierit serb.