Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Khan: Nëse fiton McGregori boksi merr fund

Bokseri britanez, Amir Khan e ka konsideruar fitoren eventuale të Conor McGregor si ‘katastrofë’ për boksin.

“Nëse fiton McGregor, boksi merr fund. Do të ishte një katastrofë”, ka thënë Khan, transmeton kp.

Ish-kampioni botëror në pesha të lehta, gjithashtu ka pohuar se fitoi apo jo McGregor, ai do të ishte i gatshëm të ndeshej me të në Irlandë, edhe pse nuk ka boksuar tashmë që 15 muaj.

Megjithatë, edhe pse Khan e ka konsideruar ‘katastrofë’ fitoren e mundshme të McGregor, ai mendon se një ndeshje e tillë ishte e nevojshme, pasi ka zgjuar interesim të madh te publiku, dhe mund ta rikthejë boksin aty ku e meriton

Artikuj të ngjashëm