Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Khabib dhe Gaethje do të përballen në ishull

Khabib Nurmagomedov dhe Justin Gaethje do të përballen në një nga ngjarjet e para të UFC-së që zhvillohen këtë verë në ishull. Këtë e ka konfirmuar presidenti i UFC-së, Dana Whyte.

White ka konfirmuar se po e planifikon luftën unifikuese për tituj derisa ka folur për ESPN.

“Pres që lufta Khabib – Gaethje të ndodhë këtë verë. Nuk e di nëse do të jetë e para, por do të jetë në Ishullin e Luftërave, pos nëse bota të mënyrë përrallore kthehet në normalitet së shpejti, më shpejtë se që unë pres”, ka thënë udhëheqësi i UFC-së, serisë kryesore të Arteve Marciale të Përziera.

Nuk është përmendur ndonjë datë, por dy luftëtarët e famshëm do të përballen në kafaz kur të jenë të gatshëm për të garuar sërish.

Gaethje është bërë kampion i përkohshëm i UFC-së në kategorinë e lehtë në fundjavë, me fitoren impresive ndaj Tony Ferguson. Superylli Khabib Nurmagomedov që mbanë titullin në këtë kategori, nuk pritet të kthehet shumë shpejtë. Ai po e agjëron muajin e Ramazanit, ka shkruar Daily Mail. Khabibi po stërvitet, por jo në mënyrën e kërkuar që të kthehet menjëherë.

Ishulli i Luftërave po merr formë, ndërsa është ideja e White për të organizuar ngjarjet ndërkohë që bota po përballet me pandeminë e koronavirusit. Në fundjavë është mbajtur një ngjarje e suksesshme e UFC-së në SHBA, ndonëse pa praninë e shikuesve.

Edhe Khabibi nuk tërhiqet, përballet me Gaethjen këtë vit Sport Khabibi nuk tërhiqet, përballet me Gaethjen këtë vit

Luftërat në ishullin ende të panjohur pritet të fillojnë në qershor.

“Jam shumë i entuziazmuar për luftën e Gaethje kundër Khabibit. Në aspektin e stileve është luftë e madhe. Unë po shikoj përpara drejt kësaj përballje”, ka thënë White.