Është hedhur shorti në Kupën e Zvicrës.
Në 1/32-tën e finales, ekipi shqiptar i KF Kosova nga Cyrihu do të takohet me ekipin e Ligës së dytë zvicerane FC Lausanne-Sport, i cili gjatë sezonit të kaluar nuk arriti të sigurojë mbijetesën në Ligën e parë zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Në radhët e këtij ekipi luajnë edhe golashënuesi i suksesshëm në Ligën e parë, Benjamin Kololli, i cili gjatë sezonit që përfundoi ka shënuar dhjetë gola. Kololli është anëtar i rregullt te Kosova dhe vështirë se do të qëndrojnë në Lausanne.
Përpos tij, në ekip luajnë edhe Mersim Asllani dhe Andi Zeqiri.
Pra, me siguri se pritet një spektakël i vërtetë mes këtyre ekipeve dhe një sfidë e rëndë e KF Kosova.
Fituesja e Kupës në edicionin e kaluar, Zurich do të ndeshet me Concordia Basel, kurse kampionia e Zvicrës, Young Boys do të ballafaqohet me FC Biel-Bienne. Ndërkohë, Baseli do të ndeshet me FC Montlingen.