Pas transferimeve të bëra, skuadra e KEK-ut ka bërë ndryshim edhe në drejtimin e klubit.
Vendin e Enis Nasufit që i drejtoi “Elektricistët” në pjesën vjeshtore dhe mori vetëm një pikë nga 17 xhiro, do ta zë Alban Dragusha, ish-futbollist i njohur i futbollit kosovar, transmeton KTV.
Dragusha, që si futbollist pati karrierë në Kosovë, Shqipëri e në arenën ndërkombëtare po ashtu, karrierën si trajner e nisi te Ramiz Sadiku në Ligën e Parë, kurse KEK-u do të jetë ekipi i parë që do ta drejtojë në Superligë.