Skuadra e KEK-ut të mërkurën mbeti pa trajner. Enis Nasufi u largua nga skuadra elitare e Kosovës. Por kjo nuk është e keqja më e madhe e këtij klubi.
KEK-u është në krizë të rezultateve dhe nuk qëndron mirë as financiarisht. Klubi nuk ka paguar lojtarët e as anëtarët e shtabit teknik. Kjo është përmendur edhe si një prej arsyeve nga trajneri Nasufi për dorëheqjen, transmeton Koha Ditore.
Këtë e pranojnë edhe vetë drejtuesit e klubit nga Obiliqi.
Skuadra nga Obiliqi është e vetmja që në gjashtë ndeshjet e para të këtij edicioni në Superligë nuk ka fituar asnjë pikë. Ka gjashtë humbje. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Artikuj të ngjashëm