Vetëm 40 sekonda ka zgjatur ndeshja për Moise Kean të dielën mbrëma. Lojtari i Juventusit është aktivizuar në minutën e 89-të dhe u përjashtua me të kuq në minutën e 90-të. Sipas “beinsports”, Kean është përjashtuar pas 40 sekondave në fushë.
Ai mori kartonin e kuq për shkelmim të lojtarit të Romës.
Duket që Kean hyri i frustruar në fushë për shkak të hapësirës së vogël. Dhe doli shumë shpejt prej saj.