Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Rahoveci mposht Borean, Ponte Prizreni fiton ndaj Lipjanit

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në basketboll, Borea – Rahoveci, dhe Lipjani – Ponte Prizreni, me ekipet mysafirë që shënuan fitore bindëse.

Rahoveci fitoi me rezultat 85-101, kurse 74-87 ishte rezultati final i ndeshjes ndërmjet Lipjanit dhe Ponte Prizrenit, transmeton Koha.net.

Qollaku e Stanback ishin më meritorët për fitoren e Rahovecit, duke shënuar 33 përkatësisht 29 pikë.

E në ndeshjen tjetër më meritore për fitoren e Ponte Prizrenit ishte Braundon Scoott që shënoi 21 pikë, pati tetë kërcime e katër asistime.