Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Prishtina shkel Trepçën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale

Prishtina ka fituar me rezultat të thellë ndaj Trepçës edhe në ndeshjen e dytë të play-offit në basketboll.

Ndeshjen e parë prishtinasit e kishin fituar me rezultat 89-78, por sonte në palestrën “Minatori” ishin edhe më efikas, duke shënuar fitore me rezultat 77-119, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më meritori për këtë fitore të thellë të Prishtinës ishte Drilon Hajrizi, i cili shënoi 21 pikë, pati 8 kërcime dhe bëri 7 asistime. Ai u ndihmua edhe nga Nenad Deliq, që shënoi 18 pikë, 5 kërcime dhe 2 asiste.

Ndërsa te Trepça më i miri ishte Besnik Azemi, i cili shënoi 17 pikë, dhe pati 9 kërcime.