Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Bashkimi transferon amerikanin Copes

KB Bashkimi është përforcuar me basketbollistin amerikan, Erik Copes. Copes vjen nga skuadra Hubner NBS që bën gara në elitën e basketbollit hungarez.

Lajmi është zyrtarizuar nga Bashkimi në Facebook. ”Eksluzive. Kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin amerikan Erik Copes.

Së fundmi lojtari në fjalë ka zhvilluar karrierë në Superligën hungareze me statistika impresive prej 14.2 pikëve, 8.3 kërcimeve dhe 1.1 bllokadave për ndeshje. Përvoja e lojtarit është zhvilluar në Shqipëri, Gjeorgji, Rumani dhe Hungari”, ka shkruar KB Bashkimi.