Katër lojtarë të rëndësishëm të skuadrës që Liverpoolit që fitoi Ligën e Kampionëve, po përballen me vendime për të ardhmen e tyre, ka shkruar Sky Sports të premten.
Situata rreth tyre është komplikuar edhe më shumë nga pandemia e koronavirusit dhe nga pasiguria e vazhdueshme se kur do të vazhdojë Premier League.
Sipas Sky Sports, kjo nënkupton se klubi lider në Premier League aktualisht ka çështje më të mëdha me të cilat merret. Por vendimi për të ardhmen e Sadio Manes, Georginio Wijnaldumit, Dejan Lovrenit dhe Adam Lallanas, po ashtu është me peshë.
Së fundi është raportuar shumë për situatën e sulmuesit Mane. Ai ka kontratë deri në vitin 2023. Lallana ka kontratë deri në verë, ndërsa Lovren e Wijnaldum deri në verën e ardhshme.
Për Manen po interesohet Real Madridi, ndërsa janë përmendur shifrat të mëdha.