Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Katër hendbolliste të Kamerunit arratisten gjatë Botërorit në Spanjë

Policia e Spanjës po heton zhdukjen e katër hendbollisteve të Kamerunit, që me gjasë janë arratisur nga hoteli në Calencia, ku po garonin në Kampionatin Botëror.

Drejtuesit e delegacionit të Kamerunit të enjten kanë njoftuar se katër hendbollistet po mungojnë, ka thënë një zëdhënës i policisë spanjolle.

Policia nuk po e cilëson zhdukjen të dyshimtë, pasi hendbollistet janë larguar me të gjitha gjërat e tyre dhe nuk ka pasur ndonjë shenjë të përleshjes.

“Duket që hendbollistet janë larguar me marrëveshje mes tyre”, ka thënë zëdhënësi, duke shtuar nuk ka ndonjë ide se ku kanë mundur të shkojnë ato.

Botërori i hendbollisteve ka nisur më 1 dhjetor dhe po vazhdon ende.

Sportistë nga vende të ndryshme afrikane kanë shfrytëzuar ngjarjet e mëdha sportive për të kërkuar azil në vende më të zhvilluara. Kjo bëhet kryesisht për të ikur nga gjendja e vështirë në vendet e tyre. Shtatë kamerunas ishin arratisur gjatë Lojërave Olimpike të Londrës në vitin 2012.

Edhe Dhjetë hendbollistë nga Burundi “zhduken” në Kroaci Sport Dhjetë hendbollistë nga Burundi “zhduken” në Kroaci

Kameruni kishte humbur bindshëm tri ndeshjet e grupit B dhe u rendit i fundit, pas Rusisë, Serbisë e Polonisë.

Ka humbur edhe nga Angola në fazën e dytë, ndërsa i ka edhe dy ndeshje së paku. Takohet me Uzbekistanin dhe me Iranin.