Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Katari e ka organizimin e Botërorit, por i duhet një përfaqësuese për këtë nivel

Anash një fushe futbolli me bar, disa qindra metra nga stadiumi i rinovuar së fundi "Khalifa International", Bora Milutinoviq po merr një mori të urimeve në katër gjuhë.

Milutinoviq, që ka dërguar përfaqësuese të pesë vendeve në Kupa të Botës, shtrëngonte duart me disa njerëz, duke folur sa në gjuhën serbe, ashtu edhe në spanjolle, gjermane e angleze, derisa një ndeshje po nis para tij, përcjell Koha Ditore shkrimin e NYT.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në moshën 73-vjeçare, Milutinoviq nuk do të ketë detyrën të udhëheqë për herë të gjashtë një vend në Kupën e Botës, por ai mund të ketë një detyrë më të madhe dhe më të vështirë këto ditë.

Ai tash është këshilltar i futbollit i anëtarëve të familjes mbretërore të Katarit dhe këshilltar teknik i Aspire Academy, një akademi kontroverse për zbulim të talenteve që financohet nga Katari.

E krijuar me dekret të familjes mbretërore në vitin 2004, Aspiret iu dha detyra e madhe për të zhvilluar një përfaqësuese që mund të garojë me më të fortat në botë kur vendi të organizojë Kupën e Botës në vitin 2022....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.