Me kroatin Marko Vidoviq dhe përforcimet e tjera që ka bërë dhe do të bëjë, klubi i hendbollit Kastrioti synon ta ndërpresë dominimin e Besa FamGas në elitën e hendbollit kosovar.
Kastrioti i Ferizajt ka plane të mëdha për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në hendboll. Pos titullit synon ta fitojë edhe Kupën, transmeton koha.net.
Pos paraqitjes superiore në garat vendore, për klubin ferizajas me rëndësi është edhe prezantimi i denjë në skenën evropiane. Kastrioti do të garojë në Challenge Cup, ndërsa gjatë tetorit i luan dy ndeshje me skuadrën estoneze Tallinn.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)