Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrioti nuk udhëton për ndeshje me Trepçën

Klubi i hendbollit, Kastrioti, në konkurrencë të meshkujve, nuk ka udhëtuar të mërkurën në Mitrovicë për të zhvilluar ndeshjen kundër Trepçës, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës, shkruan sot Koha Ditore.

Për mosudhëtim nuk ka dhënë shpjegime as trajneri i Kastriotit, Burim Zaskoku, e as drejtori sportiv i klubit, Milaim Selmani që njëherësh është edhe lojtar.

Të dy i kanë sugjeruar gazetës të kontaktojë me nënkryetarin Burim Karameta, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet e gazetës.

Lajmi për mosudhëtim të Kastriotit, që llogaritet ndër klubet më të mëdha në Kosovë, është bërë i ditur nga Federata e Hendbollit dhe klubi Trepça, që duhej të ishte vendas në këtë ndeshje.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.