Dy ekipet nga Ferizaj, në të dy konkurrencat, kanë arritur të fitojnë Kupën e Kosovës në volejboll për vitin 2018.
Kastrioti në konkurrencën e femrave ka arritur të fitojë ndaj Dritës në një lojë maratonike, e cila zgjati 5 sete dhe më shumë se dy orë. Kastrioti – Drita përfundoi me rezultat 3:2 (32:30,13:25,25:21,26:28,18:16), transmeton KP.
Në konkurrencën e meshkujve Luboteni ka arritur të mposhtë Pejën me rezultat të pastër 3:0, mirëpo të gjithë setet ishin rivalizues dhe deri në fund nuk dihej fituesi.
Luboteni në çaste vendimtare u tregua më i vëmendshëm dhe kështu arriti ta fitojë ndeshjen dhe njëherësh edhe Kupën e Kosovës për vitin 2018. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat të përgjithshëm 3 me 2 (27:25,25:22,25:22).
