Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kasami në plane të Fenerbahçes

Futbollisti shqiptar Pajtim Kasami është në plane të gjigantit turk të futbollit Fenerbahçes, shkruan “Hurriyet”, transmeton Koha.net.

Kasamit para disa ditëve i është shkëputur kontrata nga Sioni, pasi kishte refuzuar të hiqte dorë nga paga shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Ai ishte një nga nëntë futbollistë të cilët i largoi Sioni. Në mesin e tyre ishte edhe Ermir Lenjani.

Kasami 27-vjeçar këtë edicion për Sionin luajti 25 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi 12 gola dhe asistoi dy tjerë. Me Zvicrën ai i ka luajtur 12 ndeshje dhe i ka shënuar dy gola.

Klubi turk Fenerbahçe ishte interesuar për Kasamin edhe më herët dhe mendon të bëjë ofertë për futbollistin në verë. Te Fenerbahçe luan ylli i Kosovës, Vedat Muriqi.

Artikuj të ngjashëm