Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kasami asiston në barazimin e Baselit kundër Zuerichut

Baseli ka barazuar 3:3 në udhëtim te Zurichu, në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës zvicerane.

Pajtim Kasami, i cili luajti tërë ndeshjen, asistoi në golin e parë të Arthur. Për Baselin mungoi Edon Zhegrova për shkaqe lëndimi.

Te Zuerichu për 84 minuta luajti mbrojtësi Fidan Aliti, ndërsa kompletoi ndeshjen mbrojtësi tjetër Mirlind Kryeziun.

Baseli është lider i kampionatit zviceran me 26 pikë, katër më shumë se Zuerichu që ka 22 sosh.

Artikuj të ngjashëm