Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, kishte pësuar tronditje gjatë një përplasje në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Gjermani ishte kritikuar ashpër për gabimet në humbjen 3 me 1 në Kiev, ndërsa tani testet nga Spitali i Massachusetts kanë gjetur se Karius kishte pasur dëmtim të kokës.
Këtë dëmtim ai e pësoi pas përplasjes me Sergio Ramosin, para se të shënoheshin golat.
“Pasi u rishikua në detaje videoja e ndeshjes - përfshirë simptomat e asaj kohe dhe të tashme pas ndeshjes – kemi konkluduar se Karius kishte pësuar tronditje më 26 maj, 2018”, thuhet në përgjigjen e spitalit.
Spitali po ashtu ka thënë se portieri gjerman është më mirë dhe presin rikuperim të mëtejmë.
Artikuj të ngjashëm
-
Karius dhe familja e tij kërcënohen me vdekje
-
Shumë simpati për Kariusin, por e ardhmja e tij te Liverpooli në pyetje
-
Kariusi u kërkon falje të gjithëve për gabimet që i kushtuan me titull Liverpoolit
-
Kloppi flet për lëndimin e Salahut dhe gabimet e Kariusit
-
Kariusi u kërkon falje tifozëve të Liverpoolit