Policia britanike është njoftuar dhe po heton kërcënimin me vdekje, të cilin e ka marrë portieri i Liverpoolit Loris Karius, pas finales së Ligës së Kampionëve dhe humbjes nga Real Madridi.
Liverpool humbi të shtunën në Kiev nga Real Madrid me rezultat 1:3 dhe Karius bëri dy gabime trashanike.
Ai përfundoi me lot në sy ndeshjen dhe iu kërkoi falje shikuesve.
Pas ndeshjes, Karius dhe familja e tij është kërcënuar me vdekje, transmeton ksp.
“Marrim seriozisht njoftimet në mediat shoqërore. Policia është njoftuar për komentet e shumta dhe kërcënimet, dhe është duke hetuar të gjitha”, thuhet në kumtesën e policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kariusi u kërkon falje tifozëve të Liverpoolit
-
Ish e dashura e portierit të Liverpoolit kërcënohet me vdekje nga tifozët
-
Karius kishte pësuar tronditje në kokë në finalen ndaj Realit
-
Shumë simpati për Kariusin, por e ardhmja e tij te Liverpooli në pyetje
-
Kariusi u kërkon falje të gjithëve për gabimet që i kushtuan me titull Liverpoolit