Fortesa Orana ka garuar sot në luftën për medalje të bronztë në Kampionatin Evropian të Karatesë, që po mbahet në Guadalajara të Spanjës.
Karateistja jonë u mposhtë me rezultat 2:1, nga finlandezja, Titta Keinanen, duke humbur mundësinë e artë që kombëtarja e karatesë të kthehet nga Spanja me medalje.
Orana kishte fituar të enjten tri luftëra (dy në repesazh), kurse kishte humbur njërën luftë, shkaku i diskualifikimit në sekondat e fundit. Kombëtarja e karatesë mori pjesë në evropian me 10 garues.
Afër medaljes ishte edhe Elhami Shabani (-75 kg), i cili shënoi dy fitore, ndërsa në repesazh humbi me vendim të gjyqtarëve, pasi rezultati ishte 0:0.
Dy fitore kishte shënuar edhe Alvin Karaqi në kategorinë -84 kg, ndërsa garuesit tjerë u ndalën kryesisht në luftën e parë ose të dytën. Të premten në ekipore, meshkujt mposhtën Malin e Zi, ndërsa u mundën nga Portugalia.
Edhe
Karateistët e Kosovës të pasuksesshëm në ditën e parë të Evropianit
Ekspedita e karatesë u paraqit në evropian me simbole shtetërore, të cilat këtë herë u lejuan nga shteti i Spanjës, të cilët vazhdojnë të mos e njohin Pavarësinë e Kosovës.
Drejtësinë në evropian e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Ardian Muhadri./KosovaPress