Përfaqësuesja e Kosovës në karate në konkurrencën e femrave, ka përfunduar e shtata në ekipore të Kampionatit Evropian “Poreç 2011”.
Karateistet e Kosovës i shënuan dy fitore, kundër Polonisë e Malit të Zi për të arritur në çerekfinale, ku u mundën nga Franca. Kosova ka mundur të luftojë për medaljen e bronztë përmes repesazhit por humbja e Francës në gjysmëfinale, ua pamundësoi vazhdimin e garave.
Kështu që, Kosova përfundoi e shtata nga 34 përfaqësuese pjesëmarrëse në ekipore në Evropianin që po mbahet në Kroaci, dhe ky po vlerësohet si sukses nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).