Ekipi i Bundesligës, Schalke e ka mbyllur afatin kalimtar të verës me transferimin e sulmuesin Kenan Karaman.
Schalke të enjten e ka prezantuar Karamanin, i cili ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit 2024/25.
28-vjeçari, i cili është reprezentues i Turqisë te Schalke është transferuar si lojtar i lirë pasi muaj më parë i ka skaduar kontrata me Beshiktashin.
Ai në Gjermani ka luajtur edhe për Fortuna Duesseldorfin, Hannoverin e Hoffenheimin.