Përforcimi i paralajmëruar më parë, Fatih Karahoda ka nënshkruar sot kontratë 1 vjeçare me Gjilanin dhe i është bashkuar ekipit në fazën përgaditore para-sezonale, ka konfirmuar klubi gjilanas përmes një postimi në Facebook.
“Sulmuesi e njohur kosovar Fatih Karahoda ka zhvilluar karrierë në shumë skuadra të fuqishme kosovare duke grumbulluar shumë medalje e trofe ndër vite, ndër to së fundmi edhe këtë vit Kupën e Kosovë me ekipin e Besës”, thuhet në postimin e Gjilanit, transmeton Koha.net.