Kapitenia e Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj ka ndërruar skuadrën të enjten.
Nga Soenderjyske e ligës së parë të Danimarkës, ajo ka kaluar te skuadra Vendsyssel. Vendsysseli garon aktualisht në elitën e Danimarkës, njërit prej shteteve me hendbollin më të zhvilluar në botë, ka njoftuar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK).
Demaj aktualisht po rikuperohet nga lëndimi i gjurit dhe vitin tjetër pritet të luajë për Vendsysselin.
Aktualisht, kjo skuadër është e fundit në tabelë kurse Demaj 23-vjeçare, ka firmosur tri vite e gjysmë me Vendsysselin.
Trajneri i Vendsysselit, Thomas Kjaer është shprehur i lumtur që ka siguruar shërbimet e Demajt, e cila karrierë ka bërë edhe te Nykobingu. Demaj është lidere e Kosovës.
-
Kapitenia e Kosovës ndryshon sërish skuadër, kalon në elitën daneze
-
Demaj ndryshon skuadër gjatë fazës së rikuperimit, te Kosova nuk kthehet deri në vjeshtë
-
Lëndohet kapitenia e Kosovës, do të mungojë një vit
-
Demaj, kapitenja e sukseseve të Kosovës
-
Fillimi i furishëm i kosovares në klubin kryesor të vendit me hendbollin më të zhvilluar në botë