Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapiteni i Serbisë vlerëson Zvicrën

Kapiteni i Përfaqësueses së Serbisë, Dushan Tadiq, ka folur pas tërheqjes së shortit për fazën e grupeve të Botërorit “Katari 2022”.

Ai ka pranuar se grupi i Serbisë aspak nuk është i lehtë, por ka insistuar se mund ta kalojnë. Serbia bën pjesë në Grupin G, së bashku me Brazilin, Zvicrën dhe Kamerunin.

Tadiq ka pranuar se Brazili është favorit i grupit, ndërsa ka vlerësuar edhe Zvicrën. Sipas tij, Zvicra mbetet një kundërshtare e papërshtatshme.

“Është një grup i ngjashëm sikur ai në Rusi, vetëm që tani është Kameruni në vend të Kosta Rikës. Është ideale për të marrë hak në mënyrën e duhur dhe për të kaluar grupin. Brazili është favorit, por kjo nuk do të thotë se do të kalojë me siguri, duhet të besojmë se do ta kalojmë grupin dhe më pas do ta arrijmë”, ka thënë Tadiq.

“Zvicra është gjithmonë kundërshtare e papërshtatshme, ndërsa Kameruni mbetet një skuadër tipike afrikane, fizikisht dominuese, por ne do, mundemi dhe do t'ia dalim ta kalojmë grupin”.