Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, rrezikon paraqitjen kundër Përfaqësueses së Turqisë, shkruan sot Koha Ditore.
Portieri 28-vjeçar menjëherë pas lëndimit, që e pësoi javën e kaluar, ka nisur rehabilitimin për të qenë gati për ndeshjen kundër Turqisë, që Kosova e zhvillon më 11 qershor në "Loro Boriçi" të Shkodrës, në kuadër të Grupit I eliminator për kampionatin botëror "Rusia 2018".
Ujkani, të mërkurën, për gazetën, ka thënë se lëndimi që ka pësuar mund ta lërë jashtë fushës 45 deri në 60 ditë. Ndeshja Kosova - Turqi, zhvillohet pas 39 ditëve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ujkani pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen me Turqinë
-
Kapiteni i Kosovës ka prekur pikën më të ulët në karrierë
-
Pas ndeshjes me Kosovën, portieri turk përfundon në spital
-
Kosova lë prapa humbjen nga Greqia, synon fitore ndaj Irlandës së Veriut
-
Ujkani mund ta fitojë rastin te Torino pas pritjes së gjatë