Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante është identifikuar si synimi kryesor i PSG-së për afatin kalimtar të verës, raporton L’Equipe.
Drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique e dëshiron mesfushorin francez në Parkun e Princave për të mbuluar aspektin defansiv të ekipit, transmeton Koha.net.
Megjithatë, raportohet se çmimi i lartë i tij mbi 100 milionë euro, dhe paga e tij vjetore në mbi 12 milionë euro mund të jetë e paarritshme për PSG-në, që gjithashtu ka shprehur interesim për David Alaban e Bayern Munichut dhe Alex Sandron e Juventusit për të mbuluar krahun e majtë të mbrojtjes.
Artikuj të ngjashëm