Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane preferon transferimin te Manchester Unitedi

Sulmuesi anglez i Tottenhamit, Harry Kane do ta shqyrtojë një transferim te Manchester Unitedi këtë verë, shkruan “Goal.com” të mërkurën, transmeton Koha.net.

Kane nuk preferon të qëndrojë te Tottenhami, ku klubi londinez pritet t’i futet një faze rindërtimi.

Kane është hezitues të pres që Tottenham të ndërtojë sërish një skuadër të denjë për të luftuar për titull të Premier Leagues dhe të garojë në nivelin më të lartë në Evropë.

Kane ka shprehur interesim të ndërrojë mjedis dhe Manchester Unitedi është destinacioni i tij i preferuar.