Sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane, ka thënë se është në mesin e sulmuesve më të mirë në botë sa i përket formës së tanishme.
23-vjeçari realizoi hat-trickun e tij të tretë për nëntë ndeshje dhe të dytin brenda javës. Forma e Kane e ka shtyrë menaxherin Maurico Pochettino që të deklarojë se ai është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë dhe i të njëjtit mendim ishte edhe anglezi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse shikoni statistikat e mia, golat, unë jam atje lartë. Shikoni, unë vetëm tentoj ta bëj më të mirë. Më pëlqen të shënoj gola, natyrisht se do të tentoj të shënoj sa më shumë që mundem sepse e di se mund ta bëj deri në fund të sezonit. Jam në formë të mirë. Mendoj se jam në formën më të mirë në karrierë”, ka thënë Kane.
“Si sulmues ju dëshironi të fitoni këpucën e artë. Ka shumë sulmues të mirë dhe mendoj se mund të jem aty me ta – kanë mbetur edhe shumë ndeshje. Natyrisht se do të ishte brilante ta fitoja sivjet këpucën e artë. Ai trofe është në shtëpinë time dhe do ta doja edhe një”.