Sulmuesi Harry Kane po konsiderohet favorit për ta fituar “Këpucën e Artë” në Kampionatin Botëror, si golashënuesi më i mirë.
Turneu i Katarit nis të dielën, ndërsa Kane po shihet si sulmuesi që do të shpërthejë në Katar pas formës së mirë që e ka treguar te Tottenhami. Anglezi edhe para katër vjetësh e pati fituar këtë çmim, të cilin synon ta mbrojë.
Kane i prinë listës së golashënuesve të Botërorit, para Kylian Mbappes, Lionel Messit, Neymarit, Karim Benzemas dhe Cristiano Ronaldos.
Kane është kapiten i Anglisë, që bën pjesë në Grupin B, së bashku me Iranin, Uellsin dhe SHBA-në. Në Botërorin e shkuar të mbajtur në Rusi, Kane pati shënuar gjashtë gola kurse Anglia u pat eliminuar në gjysmëfinale.