Sulmuesi i Anglisë, Harry Kane përfundimisht do të largohet nga skuadra e Tottenhamit pas përfundimit të edicionit aktual. “Football Insider” ka shkruar të enjten se Kane tashmë ka njoftuar krerët e Tottenhamit për vendimin e tij që të largohet nga klubi në verë.
Mësohet se Kane është i frustruar që nuk ka arritur të fitoj trofe me Tottenhamin dhe po kërkon një ekip tjetër ku mund të ketë suksese më të mëdha. Ai tashmë ka njoftuar agjentin e tij se është i hapur për të gjitha ofertat dhe thuhet se Manchester City pritet së shpejti ta kontaktoj. Te City e shohin Kanen si zëvendësim ideal për Sergio Agueron që do të largohet në verë si lojtar i lirë. Kane 27-vjeçar ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 100 milionë euro. Ai këtë edicion ka shënuar 31 gola dhe ka bërë 16 asistime në 44 ndeshje në të gjitha garat.