Bayern Munichut i ka mjaftuar një gol për ta mposhtur në udhëtim skuadrën e Koelnit. Në ndeshjen e xhiros së 12-të të Bundesligës, Bayerni triumfoi me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi i Anglisë, Harry Kane në minutën e 20-të.
Me këtë fitore, Bayerni ngrihet përkohësisht në krye të tabelës me 32 pikë, një më pak se Bayer Leverkuseni që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Këto janë skuadrat e vetme që ende nuk dinë për humbje këtë edicion në kampionatin gjerman.
Artikuj të ngjashëm