Sport

Kane fenomenal, realizon tre gola e asiston dy herë kundër Bochumit

Ylli i Përfaqësueses së Anglisë, Harry Kane, ka realizuar tre gola e ka asistuar dy herë, ndërsa Bayern Muencheni ka shënuar fitore të thellë 7:0 në shtëpi ndaj Bochumit të shtunën.

Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Bundesligës gjermane në futboll.

Kane realizoi golat në minutat 13, 54 (nga penalltia) dhe 88. Ndërsa ai asistoi për golat e Leroy Sanes (38’) dhe Mathys Tel (88’).

Golat tjerë për Bayernin i realizuan Eric Choupo-Moting (4’) e Matthijs de Ligt (29’).

Bayerni kryeson me 13 pikë pas pesë ndeshjeve, një më tepër se Stuttgarti, RB Leipzigu e Hoffenheimi.