Kanadaja ka mposhtur Japoninë në ndeshjen e fundit miqësore para nisjes së Kupës së Botës në Katar të dielën.
Kanadaja të enjten gjatë ditës fitoi me rezultatin 2:1.
Golin për Japoninë e shënoi Yuki Somo në minutën e nëntë.
Steven Vitoria realizoi për barazimin e rezultatit në minutën e 21-të.
Ndërkohë, goli i fitores nga Kanadaja u shënua në minutën e pestë të shtesës. Richie Laryea fitoi penalltinë për Kanadanë, ndërsa realizator ishte Lucas Cavallini.
Kanadaja e hap Botërorin 2022 me ndeshjen ndaj Belgjikës të mërkurën.