Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kanadaja kualifikohet në Botëror pas 36 vjetësh

Përfaqësuesja e Kanadasë ka triumfuar 4:0 ndaj Xhamajkës për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror për herë të parë pas 36 vjetësh.

Me fitoren e arritur në Toronto, të dielën, Kanadaja ka siguruar një nga tri vendet e para në kualifikimet CONCACAF-it, që i mjafton për të qenë pjesëmarrëse në Botërorin e këtij viti. Herën e fundit, Kanadaja u paraqit në Botërorin e vitit 1986 të mbajtur në Meksikë, ku përfundoi e fundit në fazën e grupeve dhe nuk arriti ta shënoi asnjë gol.

Cyle Larin dhe Tajon Buchanan shënuan nga një gol në pjesën e parë, ndërsa rezultatin përfundimtar të ndeshjes kundër Xhamajkës, e vulosën Junior Hoilett dhe Adrian Mariappa, i cili shënoi autogol.

“Kualifikimi në Kampionatin Botëror është një arritje e madhe për futbollin kanadez. Kur erdha në krye të ekipit e premtova një gjë të tillë, por duket se askush nuk më besoi. Tani, jam i lumtur dhe krenar që e kam mbajtur premtimin tim”, ka thënë përzgjedhësi i Kanadasë, John Herdman.

Artikuj të ngjashëm