Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita, është skuadra me formën më të mirë në pesë ndeshjet e fundit në Superligë.
Ka shënuar katër fitore rresht. Fitoren e pestë synon ta arrijë të martën (sot) ndaj Flamurtarit që është befasi e pjesës së parë të këtij edicioni. Kjo ndeshje e javës së 13-të luhet në Prishtinë. Drita është në vendin e katërt me 19 pikë. Me pikë të njëjta në pozitën e pestë është Flamurtari.
Ndeshja tjetër e së martës, luhet në Prizren, ndërmjet Lirisë dhe Ferizajt. Të dyja skuadrat janë në zonën që nuk siguron mbijetesën në Superligë dhe disponimi tek ato është larg më i keq se te Drita e Flamurtari.
Ferizaj zë vendin e dhjetë me dhjetë pikë, kurse në pozitën e 11-të me nëntë pikë është Liria./F.P.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)