Bashkimi i Prizrenit e ka fituar titullin e parë të kampionit të Kosovës në basketboll. Në bazë të këtij suksesi, Bashkimi e ka fituar të drejtën që të përfaqësojë vendin edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Por ka pak gjasa që prizrenasit të shfrytëzojnë të drejtën që e kanë fituar përmes suksesit në garë.
Te Bashkimi janë të vetëdijshëm që nuk e kanë forcën financiare të nevojshme për paraqitje të denjë në Ligën e Kampionëve, që është niveli i tretë i garave evropiane të klubeve, por niveli më i lartë i garave të FIBA-s, shkruan sot Koha Ditore.
Bashkimi ka buxhet të limituar, shumë larg prej atij që kërkohet për garim në gara evropiane dhe për këtë prizrenasit pritet të vazhdojnë me Ligën Ballkanike prej garave të huaja.
Bashkimi vjet nuk shfrytëzoi mundësinë që kishte për të garuar në FIBA Europe Cup, që është niveli i katërt evropian dhe edhe këtë vit pritet të veprojë njëjtë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).