Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampioni i ri mbyll sezonin me fitore bindëse

Chelsea ka mbyllur sezonin në Premier Ligë me fitore 5 me 1 ndaj Sunderlandit.

Willian, Hazard, Pedro dhe Batshuayi dy herë shënuan për kampionin e ri, ndërsa Manquillo shënoi për ekipin që sezonin e ardhshëm luan në Championship.

Chelsea, që ka siguruar matematikisht titullin javë më parë, mbyll sezonin me 93 pikë në tabelë, duke lënë prapa Tottenhamin si nënkampion me 86 pikë.