Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampionati grek pezullohet pas incidentit në Selanik

Greqia ka pezulluar në afat të pacaktuar ndeshjet e Superligës të hënën, pasi pronari i skuadrës nga Selaniku, PAOK, është futur në fushë me revole në bel për të protestuar për një gol të anuluar.

Fotografitë dhe xhirimet kanë shfaqur Ivan Savvidesin, një prej njerëzve më të pasur në Greqi, duke hyrë në fushë në minutat e fundit të ndeshjes dhe shihej qartë se kishte revole, shkruan Koha Ditore.

"Ne kemi vendosur të ndërpresim kampionatin dhe nuk do të rifillojë derisa të kemi një kornizë të qartë, të pranueshme nga të gjithë, për të ecur para me kushtet dhe rregullat", ka thënë zëvendësministri i Kulturës dhe Sportit në Greqi, Georgios Vassilaidis.

Futbolli grek është prekur nga pushtimet e fushës dhe nga dhuna brenda e jashtë saj. Autoritetet vazhdimisht kanë premtuar se do ta pastrojnë lojën... (Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm