Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kampionati Evropian në not, Eda Zeqiri më e reja e garës

Kampionati Evropian në not këtë vit do të zhvillohet në Glasgow të Skocisë dhe natyrisht pjesëmarrës do të jenë edhe notarë nga Kosova.

Më e reja e kësaj gare në konkurrencën e femrave do të jetë kampionia e shumëfishtë e Kosovës në not, Eda Zeqiri, që ka shkruar historinë në kampionatin evropian, pasi asnjëherë dikush nuk ka garuar me moshë më të re se 16 vjet, transmeton KTV.

13-vjeçarja Zeqiri ditëlindjen do ta festojë në ditën e pestë të kësaj gare të madhe. Ajo do të garojë në disiplinën 50 dhe 100 metra shpinë, si dhe 100 metra krol.

Kosova në Kampionatin Evropian në not do të përfaqësohet edhe me tre garues tjerë, Dion Kadriu dhe Dren Ukimeraj, të lindur në vitin 2001, dhe Fjorda Shabani e vitit 2004, por që me muaj është më e madhe se notuesja Zeqiri. Evropiani i notit nis të premten dhe përfundon më 9 gusht.