Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evropian i suksesshëm, notarët kosovarë thyejnë rekordet shtetërore

Përfaqësuesja e Kosovës në not ka arritur suksese në Kampionatin Evropian që u mbajt në Glasgow të Skocisë.

Pjesëmarrës në Evropian ishin katër garues, Fjorda Shabani, Eda Zeqiri, Dren Ukimeraj dhe Dion Kadriu, transmeton KTV.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës ka vlerësuar lart paraqitjen e notarëve në këtë evropian.

Shenjë në këtë evropian la edhe notarja Eda Zeqiri, që me 13 vjet, theu rekordin në disiplinën 50 metra shpinë, me kohën 30 sekonda e 95 të qindtat.

Ajo shkroi po ashtu historinë, pasi në një Evropian, nuk kishte ndodhur më parë që të merrte pjesë një garuese në këtë moshë.

Shabani theu rekordin e Kosovës në 100 metra krol duke arritur kohën 1 minutë, 2 sekonda e 74 të qindtat.

Edhe Shabani thyen rekordin e Kosovës në Evropianin e notit Sport Shabani thyen rekordin e Kosovës në Evropianin e notit

Suksesi në këtë evropian ka bërë që notaret kosovare të arrijnë pikët FINA.

Fjorda ka arritur 686 pikë, ndërsa Eda 668.

Synim kryesor i Përfaqësueses së Kosovës në not është pjesëmarrja në Kampionatin Botëror 2019, që mbahet në Korenë e Jugut.