Kampionia në fuqi e La Ligas, Barcelona, është ndalur në barazim në ndeshjen e parë të edicionit të ri. Barcelona të dielën mbrëma barazoi pa gola me Getafen në udhëtim, pavarësisht dominimit.
Në këtë ballafaqim u dhanë tre kartonë të kuq. Te Barcelona në minutën e 42-të u përjashtua Raphinha, dhe trajneri Xavi Hernandez në minutën e 70-të për shkak të protestave. Te Getafe në minutën e 57-të, Jaime Mata mori kartonin e dytë të verdhë. Ndërkohë, u dhanë edhe nëntë kartonë të verdhë, dy për Barcelonën e shatë për vendësit. Nëntë minuta shtesë u dhanë në këtë ndeshje.
Lojtarët e Barcelonës në minutën e 101-të kërkuan penallti për goditje brenda në zonë në Ronald Araujon, por nuk ishte i të njëjti mendimi gjyqtari kryesor i ndeshjes. Ai e rishikoi situatën në VAR dhe pa prekje me dorë të mesfushorit Gavi. Gavi në fund ndali një goditje që po shkonte drejt portës dhe ndeshja u mbyll 0:0.